15:33 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kosova, pjesë e turneut ndërkombëtar në Targu Jiu

Pas turneut ndërkombëtar në Sofje të Bullgarisë që është organizuar në muajin shtator në kuadër të projektit të FIBA Evropës për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), tani radha i vije turneut ndërkombëtar në Targu Jiu të Rumanisë, ku Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të përfaqësohet me dy ekipe (djem/vajza) deri në moshën 14 vjeçe.

Dy ekipe nga Kosova kanë udhëtuar mbrëmë për në Targu Jiu, ku prej 18 deri më 22 dhjetor do të jenë pjesë e turneut ndërkombëtar në kuadër të këtij projekti të FIBA Evropës që organizohet nga Federata e Basketbollit të Rumanisë.

Krahas Kosovës dhe Rumanisë, pjesë e këtij projekti janë edhe Federata e Basketbollit të Turqisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Kosova në të dyja konkurrencat do ti zhvilloj gjithsej nga 4 ndeshje, transmetoon IndeksOnline.

KOSOVA U14 (DJEM DHE VAJZA) PJESË E TURNEUT NDËRKOMBËTAR NË TARGU JIU TË RUMANISË

Në këtë turne kanë udhëtuar gjithsej 24 fëmijë (12 djem dhe 12 vajza), 4 trajnerë dhe 2 koordinatorë.

Duhet theksuar se Federata e Basketbollit të Kosovës në dy vitet e kaluara ka qenë pjesë e këtij projekti të përbashkët me Federatat e lartëpërmendura.

Por, vetëm në konkurrencën e meshkujve, derisa në dy vitet e ardhshme ky projekt do të implementohet për të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra.

Në kuadër të këtij projekti dyvjeçar do të zhvillohen gjithsej 5 turne dhe 2 Kampe Nacionale./IndeksOnline/