Kosova rikthen avantazhin, Vedat Muriqi më në fund ia del të shënojë
Kombëtarja e Kosovës e ka rikthyer avantazhin ndaj Maltës në 2-1.
Pas një aksioni mirë të kombinuar, Vedat Muriqi më në fund e ka gjetur rrjetën.
Sulmuesi kosovar kishte humbur raste të mira në pjesën e parë, por duket se këshillat e Bernard Challandes e ndihmuan Muriqin.
Kështu, Kosova duhet ta mbajë këtë epërsi deri në fund, ose edhe ta shënojë golin e radhës për ta vazhduar ecurinë fantastike në Ligën e Kombeve./IndeksOnline/