07:07 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kosova shënon Ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz

Ministria e Punëve të Brendshme, sot më 18 tetor 2017, do të mbajë konferencë me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë: kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar.

Konferenca do të mbahet filluar në ora 10:00, në objektin kryesor të Qeverisë së Kosovës./AktivPress