10:15 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Kosova shënon Ditët Olimpike

Ka filluar manifestimi për Ditën Olimpike 2019 i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në 25 komuna të ndryshme të Kosovës,  rreth 15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, vitin 2018 filluan vrapimin e tyre.

Ky organizim po mbahet në sheshet kryesore të këtyre 25 komunave.

Në këtë organizim i pranishëm ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.