20:06 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosova shijon humbjen e parë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja jonë zhvilloi takimin më kulminant që prej pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit, derisa priti Anglinë në stadiumin që nuk humbte asnjëherë.

Nuk ka kombëtare pa humbje qoftë si nikoqire apo udhëtuese, e patjetër duhej të vinte dita që edhe në “Fadil Vokrri” të provohej shija e hidhur e humbjes, shkruan Indeksonline.

Kosovës nuk i mjaftoi as paraqitja e mirë ndaj “djepit” të Futbollit, Anglisë.

Kombëtarja jonë humbi në Prishtinë ndaj Anglisë me rezultatin 0 me 4, ndërsa tri prej golave u realizuan pas minutës së 70.

Harry Ëinks, Harry Kane, Marcus Rashford e Mason Mount morën autorësinë e golave, në një ndeshje jo nga më të mirat e Anglisë në këtë kampanjë.

/Indeksonline/