15:36 / E Martë, 28 Mars 2023 / B O

Kosova shpall listën për ndeshjet me Poloninë

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur të martën listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet me Poloninë.

Kosova e Polonia takohen në fazën e dytë të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të këtij viti. Kombëtarja më e mirë pas dy ndeshjeve siguron biletën për në Botëror.

Ndeshja e parë luhet më Bielsko-Biala të Polonisë, më 6 prill nga ora 17:45. Ndërsa ndeshja e dytë është më 12 prill nga ora 20:15 në Prishtinë.

Polonia ka përvojë të gjatë e të suksesshme në ngjarjet e mëdha të hendbollit. Rrjedhimisht është favorite. Por vajzat tona do të japin më të mirën për paraqitje të dinjitetshme dhe në kërkim të befasisë së madhe.

Arritja në fazën e dytë kualifikuese është sukses i madh për Kombëtaren tonë. Në fazën e parë kualifikuese kemi kaluar Kombëtaren e Ishujve Faroe.

Selektori Shabani është bazuar në grupin e lojtareve që arriti suksesin e madh duke eliminuar Ishujt Faroe.

Kombëtarja grumbullohet më 2 prill në Prishtinë, ndërsa udhëtimi për në Poloni është më 4 prill. Më 7 prill, vajzat tona kthehen në Prishtinë dhe vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e dytë. Forma e lojtareve tona është e mirë dhe ky grumbullim pritet të shërbejë për hapin e madh tutje.

Lista e lojtareve: