14:09 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosova sot fillon zyrtarisht përgatitjet për Malin e Zi dhe Bullgarinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të filloj zytrarisht grumbullimin për ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Bernard Challandes do të dalë për stërvitje në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë nga ora 18:00, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që në këtë grumbullim mungojnë tre kapitenët, Valon Berisha, Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu për shkak të lëndimeve.

Ndërsa mbrojtësi Amir Rrahmani ka të lënduar gjurin por nuk pritet të bëj problem për të luajtur ndaj Malit të Zi. /Indeksonline/