75 Mall Live Search
08:21 / E Diele, 28 Korrik 2024 / Gj. Sh

Kosova sot kërkon medaljen e parë në Lojërat Olimpike, shpresa te Distria Krasniqi

Kosova sot do të kërkojë medaljen e parë në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Kampionia në fuqi në sportin e xhudos, Distria Krasniqi, do të garojë dhe do të tentoj të mbroj titullin, shkruan IndeksOnline.

Krasniqi është bartese dhe do të jetë e lirë në raundin e parë, me garta të cilat fillojnë nga ora 10:00.

Kujtojmë që mbrëm, boksierja Donjeta Sadiku e nisi për mrekulli, ku shënoi fitore ndaj tajlandezez, Thamanya Somnuek./IndeksOnline/