75 Mall Live Search
22:53 / E Premte, 06 Mars 2026 / Gj Sh

Liverpuli hakmerret ndaj Wolves, kalon në çerekfinale të FA Cup

Liverpuli është hakmerr ndaj Wolvesit për humbjen e pësuar në mesjavë në Premierligë.

”Redsat” sonte shënuan fitore si mysafire, me rezultat 3-1 dhe u kualifikuan në çerekfinale të FA Cup, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, derisa të katër golat u shënuan në pjesën e dytë.

Andrew Robertson shënoi golin e parë në minutën e 51-të, derisa pas dy minutave, Mohamed Salah dyfishoi rezultatin.

Golin ne sigurisë për Liverpulin e shënoi Curtis Jones, në minutën e 74-të.

Krejt çfarë bëri Wolves, ishte të shënoj golin e nderit, me Hwang Hee-Chan, në 90+1.

Liverpul është skuadra e parë e cila kalon në çerekfinale të FA Cup, derisa ndeshjet tjera zhvillohen gjatë vikendit./IndeksOnline/