18:20 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Kosova të shtunën miqësore me përfaqësuesen që luan në Kupën e Botës?

Kosova kishte planifikuar të luaj dy ndeshje miqësore gjatë muajit maj dhe qershor.

Pas Shqipërisë, skuadra e Challandes kishte planifikuar të ndeshej me Bregun e Fildishtë por më pas kjo e dyta ishte anuluar.

Sipas gazetarit të Supersport, Arlind Sadiku, FFK është shumë afër të zyrtarizoj miqësore me Iranin të shtunën.

“Kosova eshte afer te zyrtarizoj ndeshjen miqesore me Iranin. Nese behet ndeshja luhet te shtunen ne Stamboll”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Kujtojmë se Irani do të merr pjesë në Kupën e Botës dhe është në grupin B me Portugalinë, Spanjën dhe Marokun. /IndeksOnline/