11:08 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosova U-21 përballet sonte me rivalin direkt për kualifikim në Evropian

Kosova U-21 do të ketë punë të vështirë sonte ku do të përballen me Austrinë favorite të madhe në Ried me fillim nga ora 18:00.

Megjithatë, “Dardanët e rinj” do të synojnë fitoren me ç’rast do t’i mbanin gjallë shpresat për kualifikim tutje, madje shumë seriozisht.

Austria e Kosova janë rivalë direkt për pozitën e dytë, vend ky që dërgon në Kampionatin Evropian 2021 të kësaj grupmoshe, shkruan Indeksonline.

Momentalisht, Kosova është e treta me 6 pikë, ndërsa Austria e dyta me 9 sosh.

Vendin e parë e ka Anglia e cila ka poashtu 9 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/