18:35 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kosova u ngjit për 5 pozita, por ja cilat kombëtare patën ngritjen më të lartë

Në renditjen e publikuar të muajit tetor, Kosova shënoi ngritje për 5 pozita në ranglistën e FIFA-s.

Ajo u rendit në pozitën e 114-të, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, Shqipëria pësoi rënie për një pozitë duke u renditur tash në pozitën e 65-të.

Por, Kosova nuk është prej kombëtareve që shënuan ngritjen më të madhe këtë muaj.

Nikaragua dhe Sudani Jugor fituan ngritjen më të madhe duke u ngjitur në renditje për 11 pozicione.

Nikaragua tani gjendet në pozitën e 137-të pasi që fillimisht ishte në vendin e 148-të, ndërsa Sudani Jugor nga pozita e 173-të, tani gjendet në pozitën e 162-të./Indeksonline/