20:38 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kosova U19, fiton falë penalltive

Në hapje të turneut “ROMA CAPUT MUNDI”, Kombëtarja U19 e Kosovës, ka shënuar fitore kundër Frosinones.

Në të vërtet djemtë tanë ishin më të mirë në këtë ballafaqim dhe ishin në epërsi prej 1:0 deri në përfundim të ndeshjes me golin që e shënoi Dhurim Zhuri, por vendësit barazuan në minutat shtesë.

Kjo bëri që të ekzekutohen penalltitë dhe futbollistët e Kosovës ishin më të përqendruar dhe të saktë dhe shënuan fitore 3:2.

Nga pika e bardhë të saktë ishin Gentrit Talla, Leorant Marmullaku dhe Dhurim Zhuri, ndërsa dështuan Leuart Avdyli dhe Redon Ismajli.

Para ndeshjes Kombëtaren U19 e vizitoi ambasadorja e Kosovës në Itali znj. Lindita Haxhitasim, e cila edhe e nisi topin nga qendra.

Nesër Kombëtarja e Kosovës takohet me Greqinë.

Kosova- Frosinone 1:1 (3:2 me pen)
Për Kosovën luajtën: Sinani, L. Avdyli, Azemi, Salihu, Emerllahu, Ibrahimi, M. Avdyli, Ajdini e Tahiri, luajtën: Gërxhaliu, Behrami, Miftari, Dushi, Abazi, Shala,  Talla, Zhuri e Ismajli.