19:40 / E Martë, 17 Tetor 2023 / C E

Kosova U21 dorëzohet në fund, merr vetëm një pikë nga përballja me Bullgarinë

Kombëtarja e Kosovës U21 nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga ndeshja ndaj Bullgarisë U21, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2025”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në Slavia përfundoi me rezultatin 1:1.

Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit ishin duke udhëhequr për pjesën më të madhe të ndeshjes, por fitoren e lëshuan në fund.

Ardit Tahiri (8’) shënoi nga penalltia për epërsinë e “Dardanëve” të rinj.

Punët u vështirësuan në minutën e 85-të, kur Kosova U21 mbeti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Andi Hotit.

Kjo u shfrytëzua nga bullgarët, të cilët barazuan rezultatin përmes Martin Sorakov (90+1’).

Kosova U21 tani ka katër pikë dhe renditet e katërta në Grupin D.

Bullgaria U21 është e treta me një pikë më shumë.