75 Mall Live Search
15:01 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / Gj Sh

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit në ”Fadil Vokrri” para udhëtimit në Sllovaki

Dardanët kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para udhëtimit drejt Bratisllavës, ku nesërmbrëma do të përballen me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, skuadra ka punuar me përkushtim maksimal në detajet taktike, duke u fokusuar në çdo aspekt të lojës për këtë përballje vendimtare.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është jashtëzakonisht pozitive, me lojtarët që reflektojnë besim, unitet dhe motiv të lartë për këtë sfidë që mund të hapë rrugën drejt ëndrrës së madhe