75 Mall Live Search
19:45 / E Premte, 29 Maj 2026 / Gj Sh

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Çekinë

Përfaqësuesja e Kosovës sot ka mbajtur stërvitjen e fundit para nisjes për në Pragë.

”Dardanët” të udhëhequr nga trajneri Franco Foda, ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren ndaj Çekisë, shkruan IndeksOnline.

Stërvitja u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku ekipi punoi me intensitet dhe përkushtim maksimal.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi teknik u fokusuan në detajet e fundit taktike dhe organizimin e lojës, në prag të sfidës së radhës.

Kosova do të luaj ndeshje miqësore me Çekinë, të dielen me 31 maj./IndeksOnline/