09:50 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kosovare Asllani, e lumtur me fitoren e parë në kualifikimet për Evropianin

Kosovare Asllani po vazhdon me paraqitjet mbresëlënëse të saj.

Dje, ajo arriti fitore me Suedinë në kualifikimet për Evropianin 2021, duke e mposhtur Letoninë 1:4, shkruan Indeksonline.

Asllani shënoi një gol dhe dhuroi dy asiste, duke qenë lojtarja kryesore e Suedisë.

Këtë gëzim, ajo e shprehu edhe në profilin e saj në Twitter.

“Largohemi nga Letonia me fitore në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO-n 2021 mbrëmjen e kaluar”./Indeksonline/