19:56 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Kosovare Asllani i dhuron fitoren Real Madridit

CD Tacon (skuadra e femrave e Real Madrid) ka mposhtur Espanyolin me rezultat 2-1, në ndeshjen e xhiros së 18-të të Ligës spanjolle të femrave.

Golin e fitores për “galaktiket” e shënoi Kosovare Asllani në minutën e 70-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, CD Tacon është në vendin e 11-të me 12 pikë, shumë larg vendit të parë që e mban Barcelona. /IndeksOnline/