20:40 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Kosovare Asllani, lojtarja e muajit prill në La Liga

Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani po vazhdon të korr suksese në La Liga.

Kosovare Asllani ka arritur të fitoj çmimin “Lojtarja e muajit prill”, transmeton Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollistja me anë të një postimi në Facebook.

Këtë sezon ajo ka shënuar 14 gola në 25 paraqitje në La Liga. Real Madridi përfundoi në vendin e dytë në ligën e femrave.

Kosovarja ishte golashënuesja më e mirë e skuadrës nga Madridi./Indeksonline/