19:45 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / MSH

Kosovare Asllani nuk ndalet, udhëheq Milanin drejt fitores

Ekipi i femrave i Milanit ka shënuar fitorën e radhës.

Meritore e kësaj fitoreje ishte futbollistja shqiptare me famë botërore, Kosovare Asllani.

Asllani barti në supet e saj Milanin drejt fitores 2-1 kundër Sampdorias.

Ajo shënoi të dy golat për ekipin italian, një në minutën e ‘7-të e një në minutën e ’48-të.

Ndeshjen e radhës, Asllani do të jetë përballë vajzave të Interit./Indeksonline/