18:29 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Kosovare Asllani shënoi ‘hat-trick’, por e theu hundën në fund!

Futbollistja kosovare, Kosovare Asllani shënoi tri gola sot në fitoren e Real Madridit 3-1 ndaj Valencias.

Sulmuesja që përfaqëson Kombëtaren e Suedisë, shënoi hattrick për vetëm 3 minuta, shkruan IndeksOnline.

Por, në fund të ndeshjes ajo e theu hundën.

Këtë e ka konfirmuar vet futbollistja në rrjetet sociale.

“E lumtur për 3 pikët dhe hattrikun e parë me klubin në fitoren 3-1 sot. Gjithashtu për fat të keq në fund theva hundën. Tani më duhet pak pushim dhe shërim”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.

Me tri golat e shënuara sot, Kosovare Asllani tani ka 12 gola në 17 xhiro./IndeksOnline/