19:58 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosovarët fillojnë të hynë në stadium, mbyllen në ‘kafaz’

Tifozët kosovarë kanë filluar të hynë në stadiumin ‘Doosan Arena’.

Ata janë vendosur në një pjesë ku është rrethuar me rrethoja të hekurta, shkruan Indeksonline.

Kjo për arsye të sigurisë, pasi rreziku për t’u sulmuar nga tifozët çek është i madh.

Para se të hynë në stadium, disa huliganë në Plzen sulmuan tifozët kosovarë./Indeksonline/