75 Mall Live Search
12:03 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Kosovarët ia mësyejnë Shqipërisë, kolona të gjata në kufi (Foto)

Në vendkalimin kufitar Kosovë-Shqipëri në Vermicë janë krijuar kolona të gjata në orët e para të ditës së sotme.

Qindra automjete nga Kosova pritet të futen në Shqipëri duke pritur me orë të tëra që të kalojnë këtë pikë kufitare.

Duket se përmirësimi i motit dhe koha me diell ka nxitur shumë qytetarë nga Kosova që vikendin ta kalojnë në brigjet e bregdetit shqiptar dhe Tiranën e bukur./Indeksonline/