18:39 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosovarët në Zvicër, fushatë për mbledhjen e ndihmave për Shqipërinë

Dy të rinj me origjinë nga Prishtina, por të lindur në  Zvicër kanë ndërmarrë një nismë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga termeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Dren dhe Shpat Bulliqi, përkatësisht 20 dhe 17 vjeç kanë kërkuar fillimisht mbështetjen e shokëve dhe miqve të tyre në shkollë, të cilët kanë kontribuar më sa kanë pasur mundësi.

Dy vëllezërit vijojnë prej katër ditësh të mbledhin përveç ndihmave monetare edhe ushqime apo veshmbathje, aq të nevojshme për banorët që prej së martës kanë mbetur në qiell të hapur.