14:24 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kosovarët prisnin heqjen e vizave, ndërkohë ambasada gjermane ndryshon dizajnin e tyre

Në kohën kur kosovarët kanë pritur heqjen e vizave, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka vendosur të investoi në dizajnin e ri të vizave, transmeton Indeksonline.

Nga kjo javë, vizat shengen të cilat i lëshon kjo ambasadë kanë një pamje të re.

E gjithë kjo, sipas informacioneve që ka Indeksonline është bërë për të mënjanuar mundësinë e falsifikimit të tyre.

Dizajni i ri i vizave lë të kuptohet se nuk ka liberalizim të vizave edhe për një kohë.

Pavarësisht çmimit dhe maltretimit që u bëhet kosovarëve për tu pajisur me vizë shengen, numri i tyre që janë në pritje për tu pajisur me viza është shumë i madh.

Ambasada e Gjermanisë ka numrin më të madh të kërkesave për vizë./Indeksonline/