14:51 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Kosovarët protagonistë në vjedhjen e makinave në Spanjë

Shkalla e specializimit në vjedhjet e makinave po rritet. Çdo vit vjedhin më shumë se 40,000 makina në Spanjë, 700,000 në të gjithë Evropën. Ky është raporti i gazetës prestigjioze spanjolle La Vanguardia

Mossos d’Esquadra informon për metodën “peruan”, e cila përbëhet nga vendosja e një objekti të mprehtë në gomën e një automjeti të parkuar.

Mossos kanë arritur të kapin tre prej tyre së fundmi në autostradën e Gironës AP-7 dhe konfirmuan se ata kishin tentuar një grabitje me këtë metodë.

Protagonistët e grabitjes ishin tre burra me kombësi kosovare të moshës nga 36 deri 43 vjeç. /IndeksOnline/