Kosovari bën gara me BMW në Zvicër duke pasur fëmijët në veturë

Një kosovar 27-vjeçar, në mbrëmjen e të shtunës, në prani të të gjithë familjes së tij, dy fëmijëve të vegjël dhe bashkëshortes së tij, u lëshua në garë shpejtësie me një shofer 30 vjeçar të një makine Audi.
Ata po bënin një garë të paligjshme në rrugët e qytetit Wels, Austri, shkruan österreich.at.
Babai i dy fëmijëve përshpejtoi BMW-në e tij të fuqishme në zonën lokale duke ia shkelur deri në 120 km/orë. Në këtë mënyrë ai vuri të afërmit e tij në rrezik.
Policia menjëherë ndërhyri dhe ndaloi garuesit.
Por, në vend që të ishte i mirëkuptueshëm kosovari u fërshëlleu policëve dhe tha se kishte parë patrullën që kishte ngarë pas tij, por që ai nuk e kishte ndryshuar stilin e tij të vozitjes për shkak të kësaj, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, kundërshtari i tij ishte më i zgjuar dhe kërkoi falje. Të dy “garuesit” kanë disa padi pas vetes.