15:15 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Kosovari i famshëm shërohet nga koronavirusi

Indeksonline kishte raportuar pak ditë më parë ekskluzivisht se futbollisti kosovar, Valdrin Mustafa ka dalur pozitiv në analizat e koronavirusit.

Por, lojtari i përfaqësueses U21 dhe Hannoverit në Gjermani ka arritur shpejt ta kalojë këtë sfidë.

Pas 14 ditëve izolim së bashku me familjen e tij, Mustafa ka thënë për Telegrafin se më nuk ka asnjë simptomë të Covid-19 dhe se ka dalë negativ.

“Testin e fundit që e kam bërë sot e kam marrë rezultatin. Falë Zotit ka dalë negativ dhe tani jam mirë. Kam qëndruar për 14 ditë i izoluar në shtëpi së bashku me familjen. Kemi respektuar rregullat dhe tani gjithçka është në rregull”, vazhdoi tutje Mustafa.