22:23 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Kosovari i pakënaqur me Alban Bushin: Unë zgjodha Shqipërinë të luajë, ai nuk më inkuadroi fare!

Futbollisti kosovar, Valdrin Mustafa është shprehur tejet i pakënaqur me trajnerin e Shqipërisë U21, Alban Bushi.

Shqipëria U21 luajti dy ndeshje të rëndësishme gjatë këtij muaji. Më 23 mars u përball me Sllovakinë U21 në shtëpi dhe humbi me rezultat 2-3 dhe më 27 mars si mysafirë i Sllovakisë, ku u mposht 4 me 1.

Në dy ndeshjet, trajneri Bushi nuk e futi në lojë sulmuesin e klubit gjerman, Kaiserslautern, Valdrin Mustafa, shkruan IndeksOnline.

Mustafa u kthye në Gjermani i pakënaqur me trajnerin, i cili nuk e inkuadroi fare në këto ndeshje.

“U ktheva në Gjermani pa luajtur fare. Nuk jam i lumtur, por kjo do të më ndihmojë shumë për ta zënë vendin në formacion. Për të luajtur e kam zgjedhur Shqipërinë, shpresoj që Bushi (trajneri) do të më jep hapësirë në të ardhmen”, ka thënë Mustafa për IndeksOnline.

Kujtojmë që në vitin e kaluar, Mustafa nënshkroi një kontratë profesionale me klubin gjerman./IndeksOnline/