20:40 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kosovari që ishte në burg në Siri, keqtrajtohet dhe sëmuret – transferohet në Kosovë

Kosovari, Roland Zeka, ishte duke u mbajtur në burg në Siri, i akuzuar për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”.

Mirëpo, IndeksOnline mëson se i paraburgosuri kishte probleme të rënda shëndetësore dhe sipas informatave nga Policia e Kosoës ai kishte pasur keqtrajtime të ndryshme gjatë qëndrimit atje.

I njëjti sot është transferuar nga Siria për në Kosovë.

Mësohet po ashtu se i paraburgosuri Zeka është në gjendje të rëndë edhe rënduar nga ana psikologjike dhe fizike.

Ai është dëruar drejt në burg në Kosovë./IndeksOnline/