20:12 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kosovari që jeton në Angli: Në kompaninë ku punoj do të largohen 1900 punëtorë

Casual Dining Group, pronar i Bella Italia, Cafe Rouge dhe Las Iguanas, do të largoj nga puna 1900 punëtorë.

Kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan IndeksOnline.

Kështu ka thënë kosovari që jeton në Angli e punon në këtë kompani, Besnik Muja.

“Kompania ne te cilen une punoj ne Angli, per shkak te situates se paprecedent dhe kushteve te krijuara per shkak te Pandemise Covis-19 sot ka hyre zyrtarisht nen administrim, qe i bie se do te mbyllin 91 Restaurante dhe do te shkurtojne 1900 vende pune.

Fatmiresisht Restauranti te cilin une menaxhoj do te mbetet i hapur fale pozites gjeografike dhe te qenurit brenda nje qendre tregetare e cila poashtu eshte buze falimentimit.

Pra, miq kohe e rande gjithandej por shendeti eshte mbi te gjitha; mbani distance dhe perdorni maskat mbrojtese!”, ka shkruar ai./IndeksOnline/