09:15 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosovari që bëri për vete qytetin gjerman me perfeksionin e tij

Artan Osmanaj është emri i kosovarit që me punën e përkushtimin e tij ka bërë që një qytet gjerman ta njohë atë dhe ta vlerësojë lart. Biznesmeni nga Gurrakoci i Istogut që jeton prej shumë vjetësh, në Gjermani, është bërë sinonim i qytetit të Bambergut.

Dy bizneset e tij, piceria dhe ëmbëltorja që gjenden përballë njëra- tjetrës janë aq të njohura në Bamberg, sa që është pothuajse e pamundur të kalosh skaj tyne pa u ndalur për të shijuar ndonjë ushqim, apo për t’u ëmbëlsuar me akulloret më të shijshme në vend.

Puna e tij ka bërë që në Bamberg të frymojë edhe diçka shqip dhe që gjermanët të njihen e të vlerësojnë më shumë punën e shqiptarëve.

Ka raste kur aty të dëgjohet edhe muzika shqipe, dhe pse jo edhe ndonjë shqiponjë e rastit.

Poashtu, Artani nga Istogu ka të punësuar disa kosovarë për të cilët thotë se është shumë i kënaqur me punën e tyre.

Për të patur këtë sukses në biznes, duket se Osmanaj i njohur nga shoqëria si “Artushi” ka një idol në këtë biznes. Ai shihet se ka takuar edhe kuzhinierin më famë botërore, Nusret.

Së fundi, gjermanët po preferojnë që në lokalet e tij të organizojnë ceremoni martesore. Për punën e ndershme dhe suksesin, kanë shkruar edhe mediat gjermane./Indeksonline/