16:20 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Kosovari që mori vaksinën antiCOVID tregon çfarë dhimbjesh pati

Kosovari Imer Shehu që jeton në Angli kishte vendosur që ta merrte vaksinën antiCovid.

Britania e Madhe nisi testimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe ndër 10.000 vullnetarët e përzgjedhur për fazën e tretë të testimit është edhe Imer Shehu nga Kosova.

Ai zbuloi se e mori këtë vendim pasi i ndërruan jetë prindërit pikërisht pasi ishin të infektuar me koronavirusin.

43-vjeçari u shpreh për emisionin “Shqipëria Live” se ka dy muaj në procesin e vaksinimit dhe se para pesë ditësh ka marrë vaksinën e dytë.

Sipas tij, janë edhe dy shqiptarë të tjerë që kanë marrë vaksinën.

“Vaksinën e parë e kam bërë me 6 nëntor dhe të premten e javës së kaluar kam bërë vaksinën e dytë. Vaksina e dytë nuk është me test, është e konfirmuar nga autoritetet se kjo vaksinë do të bëhet për popullatën. Kam zgjedhur kompaninë, pasi kam besim tek ajo kompani. Vaksina e parë ka qenë e mundimshme, kam pasur dhimbje koke dhe trupi”, tha Imeri.