18:14 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Kosovari që shënoi gol nga 50 metra merr vëmendjen e mediave në Gjermani (Foto/Video)

Futbollisti nga Skenderaji, Granit Bekaj ka marrë vëmendjen e mediave në Gjermani.

Me golin e fundit që shënoi nga 50 metra për skuadrën e tij VFB Straubing , Graniti ka qenë shumë i përfolur në gazetat e shtetit gjerman.

Ai është një futbollist 20 vjeçar i lindur dhe rritur në Straubing të Gjermanisë.

Si futbollist është rritur te skuadra e njohur Jahn Regensburg që bën gara në Bundesliga 2.

Deri më tani këtë sezon, Graniti ka shënuar 12 gola me Straubingun. /IndeksOnline/

Temat: