17:24 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosovarja i dhuron fitoren e dytë Suedisë, merr vendin e parë

Suedia ka shënuar fitoren e dytë në ndeshjet e fazës së grupeve të Kupës së Botës që po zhvillohet në Francë.

Sulmuesja e shtetit skandinav, Kosovare Asllani ka shënuar golin e dytë në triumfin 5-1 kundër Tajlandës.

Ky është goli i dytë në dy ndeshje me Suedinë në këtë kompeticon.

Suedia aktualisht është në vendin e parë me gjashtë pikë, tri më shumë se SHBA. /IndeksOnline/