18:33 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Kosovarja tregon për asteroidin që mban emnin e saj (Video)

Astronomja, Pranvera Hyseni ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë mbas ditë” të Rrokum Tv.

Vajza kosovare ka treguar se një ateroid mban emrin e saj.

“Mbas 6 muajve që është nominuar, është pranuar që asteroid me mbajtë emrin tim”, ka theksuar ajo.

Hyseni thotë se ndjehet krenare që mban flamurin e Kosovës në përfaqësimet e saj, ndërsa shprehet se pret më shumë përkrahje nga institucionet kosovare.

Hyseni në vazhdim ka treguar për takimet me personalitete të ndryshme botërore të hapsires.

Ajo tregon se gjithmonë ka përmend Kosovës në këto takime dhe i ka ftuar ta vizitojnë Kosovën.

Kosovarja ka deklaruar se një prej andrrave të saj është futja e Kosovës në programet hapsinore, edhe pse e pranon se një gjë është shumë e vështirë.

“Shpresoj që shpejt kemi me pas një kosovar në misione hapsinore me NASA”, ka theksuar ajo.