19:00 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kosovën e pret mot “përvëlues” ditët në vijim (Tabela)

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell edhe në ditët në vijim

Fushat e presionit të lartë tashmë kanë filluar të shtrihen edhe mbi rajonin tonë duke sjellur mot më stabil dhe kryesisht me diell, megjithëse të hënën dhe të martën, vende-vende pati rrebeshe të izoluara shi, kryesisht në pjesët veriore të vendit.

Vala e të nxehtit nga Europa perëndimore në ditët e ardhshme do të vazhdojë të depërtojë mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura jashtëzakonisht të larta sikur në vendet tjera europiane.

Ditëve në vijim pritet të mbajë mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell.

9.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell, e pasdite pjesërisht vranët.

10.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

11.08-12.08 – Të shtunën mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel mot i mirë, kryesisht me diell.

13.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

 

Temat: