75 Mall Live Search
16:29 / E Diele, 31 Maj 2026 / AR

“Kosovës i duhen më shumë burra si ti”, Arjola Demiri mbështetë publikisht kandidatin e LDK-së

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidatin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, i cili në listën zgjedhore garon me numrin 34.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demiri ka vlerësuar figurën e Hasanpapajt, shkruan Indeksonline.

Në përshkrim të postimit ka shkruar: “Kosovës i duhen më shumë burra si ti”, duke e cilësuar atë si një zë të arsyes, integritetit dhe profesionalizmit në jetën publike.

Me mbështetjen e figurave publike si Arjola Demiri, kandidatura e tij po fiton vëmendje gjithnjë e më të madhe gjatë fushatës zgjedhore./Indeksonline/