17:32 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

”Kosovo Arsenal”, Flamuri i Kosovës vendoset në stadiumin e Arsenalit

Flamuri i Kosovës do të jetë prezent në stadiumin “Emirates” të Arsenalit. Një baner gjigant i dizajnuar para disa ditëve me stemat e klubeve të fansave të Arsenalit, e ka përfshirë edhe Kosovën në të.

I njëjti tashmë është vendosur në muret e jashtme të “Emirates”.

“Kosovo Arsenal” shkruhet në të, teksa në mes qëndron flamuri shtetëror i Kosovës.