09:10 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kostandin Grillo: Më hoqën nga puna, por unë jam mbreti i komentimit

Komentatori i njohur, Kostandin Grillo u bë disa kohë që nuk është pjesë e RTSH-së. Mesa duket ajo deklarata në një studio televizive ku tha se bënte tifo për Serbinë në kampionatin Botëror, i ka kushtuar shtrenjtë atij, i cili humbi vendin e punës.

Në një prononcim për “Alpenews”, Grillo, ka sulmuar kryeredaktorin për largimin e tij nga puna, ndërsa shprehet se ai është mbreti i komentit dhe do të rikthehet së shpejti në fronin që i takon.

“Para 2-3 viteve në krye te redaksisë se sportit në cilësinë e kryeredaktorit erdhi një njeri i cili mesa di unë ka qenë një notar i mirë, apo ndoshta edhe i zakonshëm, ç ‘rendësi ka. Erdhi dhe më zëvendësoi mua që përpara se ta bënte këtë ka qenë një person që drejtonte një gazetë bastesh. U rikthye në ekran, i cili mjafton ta dëgjosh dhe do të shohësh një dialekt të theksuar që më së paku nuk duhej përdorur në komentim.

“E megjithatë Kostandin Grillon nuk e zëvendëson kush dhe nuk mund ta baltos askush. Drejtësi do të vihet në vendin ku e meriton dhe unë si mbreti i komentimit siç më thërrasin të gjithë shqiptarët anembanë trojeve tona, do të shkoj në fronin ku më takon. Aty në televizionin më të mirë dhe më të vjetër në Shqipëri”, u shpreh Grillo.