14:00 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

KOSTT blen çanta gati 1 mijë euro

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sha (KOSTT) ka nënshkruar kontratë  me një operator ekonomik për furnizim me çanta zyrtare për takime.

E kjo kontratë për çanta, kësaj ndërmarrje  do t’i kushtoj 990 euro, shkruan Indeksonline.

Kost këtë tender e ka hapur gjatë ditës së djeshme, ndërsa tanimë ka nënshkruar kontratë me një prej tre operatorëve ekonomik që janë interesuar për këtë tender.

Ky tender për blerje të çantave, është financuar nga vet KOSTT.

Nuk është treguar numri i çantave që do i blejnë./Indeksonline/