14:36 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Ministria e Punëve të Brendshme blen telefon gati 1 mijë euro

Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar kontratë për furnizim të telefonit celularë.

Në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës thuhet: “Furnizim me aparat te telefonit celularë”, shkruan Indeksonline.

Për këtë telefon, Ministria e Punëve të Brendsme do të shpenzojë gati 1 mijë euro nga buxheti i saj për blerjen e tij.

Vlera e parashikuar e kontratës është 930,00 euro.

Kohëzgjatja e kontratës (data e fillimi dhe përfundimit): 24-04.2018-30-04.2018 Data e nënshkrimit të kontratës është 30 maj të këtij viti.

Nga tre operatorë ekonomik, një e ka fituar./Indeksonline/