18:15 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

KOSTT: Brenda pak minutash kthehet energjia në gjithë qendrën e Prishtinës

(I plotësuar 18:34) Zëdhënësja e KOSTT, Zana Bajrami ka treguar për Indeksonline se për shkak të punimeve të KOSTT një dalje ka shkaktuar edhe ndërprerjeve të rrymës ne Qendër të Prishtinës.

Sipas saj, ata tashmë kanë arritur t’ia kthejnë rrymën një pjesës së qytetarëve, mirëpo ka mbetur edhe një pjesë pa energji.

Bajrami theksoi se ata janë duke punuar dhe brenda pak minutash do iu kthehet energjia edhe pjesës tjetër./Indeksonline/

…………………………………………………………..

Rregullohet problemi, KEDS njofton për lëshimin e rrymës

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka njoftuar  për Indeksonline se tashmë kanë përfunduar punimet që KOSTT ishte duke i kryer me ç’rast edhe ka lënë pa rrymë pjesën qendrore të Prishtinës.

Në këtë mënyrë ai ka njoftuar se rryma tashmë ka filluar të lëshohet gradualisht, duke thënë se nuk guxojnë t’i lëshojnë të gjitha trafot në të njëjtën kohë.

“Është rregulluar, është duke ardhur gradualisht rryma. Pra, shkon duke u lëshuar nga një trafo, për shkak se nuk guxon që të lëshohen të gjitha përnjëherë”, ka njoftuar Buzhala./Indeksonline/

Temat: