12:09 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Koulibaly dhe Manxhukiqi- zgjedhje të qëlluara për Manchester Unitedin, Maddisoni JO!

Ish- mesfushori i “Djajëve të kuq” Kleberson, ka bërë shqyrtimin konkret rreth tri opsioneve që Unitedi i ka pikësynim.

“Dyshja e Series A është e duhura për Manchesterin, ndërsa Maddisoni i Leicesterit s’përshtatët për Unitedin. Koulibaly dhe Maguire do ishte tandem i mahnitshëm defansiv, ndërsa “Djajëve…” po ashtu i duhet një “vrasës” para portës si Mario Manxhukiqit”, thotë Klebersoni.

“Stili i lojës së Unitedit nuk i përshtatet futbollit intensiv, kjo është arsyeja që nuk e pëlqeu Maddisonin në Old Trafford”, shton ai, transmeton Indeksonline.

Klebersoni ishte transfer i kohës së sir Alex Fergusonit, madje braziliani kishte nënshkruar dhe u prezantua në të njejtën ditë me Cristiano Ronaldon.