14:20 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Koulibaly në Man. Utd këto janë fjalët e tij

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, ka folur rreth spekulimeve që do të transferohet në Manchester United.

Gjatë afatit kalimtar ka pasur disa spekulime nga disa media angleze se “Djajtë e kuq”, kanë pasur interesim të madh për senegalezin, transmeton KosovaPressi.

Mirëpo qendërmbrojtësi ka thënë se një gjë e tillë nuk e ka shqetësuar dhe fokusimi i tij është të kishte një paraqitje sa më të mirë në Kampionatin italian dhe në Ligën e Kampionëve.    

“Jam mësuar. Shumë gjëra fliten çdo ditë, të cilat thonë se po largohem. Synim imi është të fitoj me Napolin. Nuk me intereson pjesa tjetër. Synimi kryesor mbetet të mposhtim klubet më të mira në Itali dhe të kemi sukses. Ky sezon është më i vështirë pasi skuadrat janë forcuar. Nuk kam filluar sezonin në mënyrën më të mirë. Juventusi mbetet skuadra për t’u mposhtur. Qëllimi kryesor është kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Kemi filluar mirë, mposhtëm Liverpoolin të cilët janë në formë të mirë. Jemi penduar që nuk kemi mposhtur Genkun, por ky është futbolli”, deklaroi ai.

Napoli këtë sezon është në vendin e katërt me 13 pikë, gjashtë me pak se Juventusi që nuk di për humbje në këtë sezon.