14:59 / E Martë, 23 Maj 2023 / B O

Kounde mund të largohet nga Barcelona, i vendos një kërkesë serioze Xavit

Jules Koundé ka luajtur praktikisht të gjithë sezonin si mbrojtës i djathtë. Edhe pse u ble si qendërmbrojtës, francezit i është dashur të luajë në krah për shkak të mungesës së futbollistëve në atë pozicion.

Héctor Bellerín nuk u paraqit në nivelin e dëshiruar dhe u largua nga klubi janarin e kaluar, ndërsa Sergi Roberto nuk është vlerësuar me cilësi të larta në këtë detyrë.

Për këtë, Xavi e ka vendosur thuasje tërë sezonin mbrojtësin francez si lojtar krahu. Situata tani mund të ndryshojë . Koundé nuk i pëlqen të luajë në krah dhe këtë ia ka thënë trajnerit. Ai dëshiron të luajë në pozicionin e tij natyral që është në qendër të mbrojtjes.

Nëse Xavi nuk e përfill kërkesën e tij, Kounde pritet të largohet në verë. Në planet e Xavit për qendër të mbrojtjes nuk figuron fare Kounde pasi që trajneri llogaritë në Ronald Araujo, Christensen, Eric García dhe ardhjen e Inigo Martinez./Indeksonline/