23:57 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kourtney Kardashian fotografohet duke shijuar akulloren bashkë me fëmijët e saj (Foto)

Ajo ka kaluar udhëtimin më të mirë të jetës së saj, duke ndjekur brigjet më të bukura në Evropë bashkë me të dashurin dhe fëmijët.

Ditën e sotme, ajo është parë në Portofino së bashku me dy nga tre fëmijët e saj, Mason dhe Penelope. Ata u panë duke shijuar akullore dhe duke kaluar kohë të mirë së bashku.

Kourtney shihet e veshur me pantallona të shkurta dhe bluzë në formë sytjenash, veshje kjo shumë verore dhe e lehtë për pushime./Indeksonline/