10:30 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kovacic ka disa fjalë për fitoren e serbëve ndaj Liverpoolit

Fitorja senzacionale e Crvena Zvezdas ndaj Liverpool në Serbi, është ende në krye të mediave evropiane të futbollit dhe vecanërisht tek anglezët që nuk është aspak e qartë se si finalisti i Ligës së Kampionëve humbi nga një ekip i rangut të ulët.

Madje, mediat kërkuan edhe një komentin të Maeto Kovacic rreth kësaj ndeshje.

“Liverpool u torturua në Beograd sepse ishte një atmosferë ferr dhe kjo e bën jashtëzakonisht vështirë të luhet atje”, tha Kovacic duke shtuar se nuk dhet t’i bëjnë asgjë këto ekipe.

“Këto janë lojëra në të cilat duhet të përqendroheni maksimalisht sepse nëse jeni i relaksuar do të humbni. Le të jetë Liverpool një shembull për ne që dicka e ngjashme mos të ndodh” përfundoi Kovacic, duke aluduar në ndeshjen me BATE Borisov të cilën blutë e fituan me rezultat 0-1. /IndeksOnline/

Temat: