21:25 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Kozak reagon i revoltuar: Më thanë se do më zhvishnin lakuriq para kamerave, prandaj u kërkova falje

Kozak Braçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme ku një grup të rinjsh që dyshohet se janë porositur nga Fabio Dushku e kanë rrahur e ofenduar brenda në makinë.

Kozak u shpreh se Dushku ja kishte bërë borxh për një kohë të gjatë për më shumë se një vit e gjysëm duke thënë gjëra të pavërteta për të.

Sipas Kozak, fjalët që ai tha kur ishte në makinë me ta, nuk I tha nga frika se mos ata e vrisnin, por nga frika se mos ata e zhvishnin në publik.

Sipas tij, nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do i vriste të gjithë së bashkë me familjet e tyre.

“Nuk u tremba se mos më vrisnin dhe kërkova falje, sjam nga ata. Më thanë do të zhveshim lakuriq para kamerave, prandaj e bëra”, u shpreh Kozak Braçi.