75 Mall Live Search
10:31 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / A. M.

KQZ: Deri më 7 shtator keni të drejtë ta ndërroni qendrën e votimit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë ndërrimin e qendrës së votimit deri me 7 shtator të këtij viti, kjo për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në një postim të publikuar nga KQZ në rrjetin social Facebook thuhet se ndërrimi i qendrës mund të bëhet online, por edhe për në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, transmeton Klankosova.tv.

Pasi të aplikoni për ndërrimin e qendrës së votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Linku online për ndërrimin e qendrës së votimit është ky: KLIKO KETU